Transport falas mbi €20.00 në Kosovë · Paguan kur e pranon porosinë Dërgesa 24–48 orë · Kosovë · Shqipëri · Maqedoni e Veriut · Transport falas mbi €20.00 në Kosovë · Paguan kur e pranon porosinëNdihmë
BioKap Anticaduta Miglio Uomo Forte
BioKap · Bukuri & Kujdes

BioKap Anticaduta Miglio Uomo Forte

Për flokë dhe thonj të shëndetshëm

  • Pa gluten
  • Për vegjetarianë
€19.70
● Momentalisht pa stok — na shkruaj dhe të njoftojmë sapo të vijë
Dërgesë 24–48 orëKosovë, Shqipëri, Maqedoni
Paguan kur e pranon porosinëMund ta hapësh pakon para pagesës
OrigjinalNga importuesi zyrtar
Përshkrimi

Rreth produktit

Formulë e re e përmirësuar + 100% Cistine + 100% Metionina + Silikon organik dhe Silikon nga Bambu

Pa glutenPër vegjetarianëPaketimi: 60 tableta
Përshkrimi i plotë

Arsyet e rënies së tepërt të flokëve dallojnë te meshkujt dhe te femrat, prandaj suplementet BioKap® Miglio janë në dispozicion në dy përbërje specifike, që ndërthurin një “zemër” të përbashkët me lëndë ushqyese të veçantë për të arritur kërkesat e suplementeve të ndryshme ushqyese.

Mes shkaktarëve kryesorë të humbjes së flokëve te meshkujt e gjejmë transformimin e lartë të testosteronit në dihidrotestosteron (DHT), i cili mund të shkaktohet nga faktorët gjenetik dhe socio-mjedisor.

BioKap® Miglio Uomo Forte është një suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për meshkujt me përbërës aktivë natyrorë të cilët ndihmojnë që flokët të jenë më të fortë dhe më voluminoz.

Përmban Tricofoltil®, një kompleks i bazuar në Vajin e Farës së Lirit të pasura me Acid Alfa-Linolenik, me Bakër i cili kontribuon për pigmentin normal të flokëve dhe Biotina e cila kontribuon në mbajtjen e flokëve normal. Formula është pasuruar me Taurinë, aminoacide të squfurit siç janë Cistina dhe Metionina, dhe Fitoekstraktet e Melit, Shega, me një veprim antioksidant, dhe Serenoa. Silikoni organik nga Bambu, Zinku dhe Seleni e kompletojnë përmbajtjen duke ndihmuar në mirëmbajtjen normale të thonjve dhe flokëve.

Kur të përdoret

Në rast të humbjes së tepërt të flokëve dhe thonjve të brishtë që thyhen shpejt.

Si të përdoret

2 kapsula në ditë me pak ujë ose ndonjë lëng tjetër, preferohet gjatë ushqimit.

Çka përmban

Fito-ekstrakte te Melit, Shege dhe Serenoa, L-Cistine, L-Metionine, Taurinë, Acid Para-Aminobenzoik, Zink, Selen, Silikon Organik nga Bambu dhe Tricofoltil® kompleks i bazuar ne Fije Liri, Bakër dhe Biotin.

PërbërësiSasia
L-Cystine200,00 mg
Taurinë60,00 mg
L-Methionine50,00 mg
Acid Para-Aminobenzoik40,00 mg
Vitamin E9,00 mg
ZinK6,60 mg
Beta-karotene5,20 mg
Selen40,00 mcg
Vaj pulpi i frutit të Melit në vajin e embrionit të grurit300,00 mcg
Tricofoltil®101,65 mg
Vaj i Farës së Lirit100,0 mg
I titruar me Acid Alfa-Linolenik (AAL)61,00 mg
Bakër1,2 mg
Biotin450,00 mcg
Vaj nga fara e Kungullit124,00 mg
Ekstrakt i barit të thatë Ekuisetum40,00 mg
Ekstrakt nga lipidet e frutit Serenoa të titruar me 88-95% acide yndyrore40,00 mg
Kujdes dhe shënime

Lexoni udhëzimet në paketim.

Informacioni i produktit
Marka: BioKap
Kodi: 1271
Kategoria: Bukuri & Kujdes
Dërgesa dhe pagesa
Dërgesa 24–48 orë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Paguan kur e pranon porosinë — mund ta hapësh paketën para se të paguash.
Shtoje në të njëjtën pako

Shpesh blihen bashkë

Vjen me të njëjtin korrier — pa pagesë shtesë për dërgesën.

Lër një vlerësim

Mund të të pëlqejnë

Produkte të ngjashme

Suplementet ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Nuk janë medikamente dhe nuk përdoren për të trajtuar sëmundje. Për shtatzëni, gjidhënie, terapi me barna ose gjendje shëndetësore, konsultohu me mjekun.