🚚 Dërgesa 24–48 orë · Kosovë · Shqipëri · Maqedoni e Veriut✓ Produkte origjinale & të përzgjedhuraKontakt
FLETA CARE

Privatësia

Kjo faqe shpjegon çfarë të dhënash mbledhim, pse na duhen dhe sa i mbajmë. Kontrolluesi i të dhënave është A LIFE BN L.L.C., Rr. Isak Singer p.n, Çagllavicë, Graçanicë, Kosovë.

Çfarë mbledhim

Kur bën një porosi na duhen: emri, mbiemri, numri i telefonit, qyteti dhe adresa e dërgesës, dhe — nëse e jep — email-i. Këto janë e vetmja mënyrë për ta përgatitur dhe dorëzuar paketën.

Nëse hap llogari, ruajmë email-in, fjalëkalimin në formë të koduar (nuk e shohim dot), adresat që ruan vetë dhe historikun e porosive.

Çfarë nuk mbledhim

Nuk ruajmë të dhëna karte bankare — pagesa bëhet kur e pranon porosinë. Nuk mbledhim të dhëna shëndetësore dhe nuk të pyesim për diagnoza.

Me kë i ndajmë

Vetëm me kompaninë e transportit që dorëzon paketën, dhe vetëm atë që i duhet: emrin, telefonin dhe adresën. Nuk i shesim dhe nuk i japim për reklama palëve të treta.

Sa i mbajmë

Të dhënat e porosive i mbajmë aq sa kërkon legjislacioni tatimor dhe kontabël. Llogarinë e mban ti — kur kërkon fshirjen, e fshijmë llogarinë, ndërsa faturat e lëshuara mbeten sipas detyrimit ligjor.

Cookies

Përdorim cookie teknike: tregun që ke zgjedhur, gjuhën, shportën dhe sesionin e hyrjes. Pa to faqja nuk punon.

Cookie-t e statistikave — Google Analytics (me Google signals) — ngarkohen vetëm pasi shtyp «Prano» te njoftimi që del në fund të faqes. Me to shohim sa vizitorë kemi, nga vijnë dhe cilat produkte shikohen; këto të dhëna i shohim vetëm të përmbledhura, pa emrin tënd. Nëse zgjedh «Vetëm të nevojshmet», Google Analytics nuk ngarkohet fare, dhe shporta e porosia punojnë njësoj.

Zgjedhjen e ndryshon kur të duash te lidhja «Cookie-t» poshtë faqes. Kur e tërheq pëlqimin, cookie-t e Google Analytics fshihen nga shfletuesi yt. Zgjedhja ruhet në shfletuesin tënd për 12 muaj.

Nëse je i kyçur në Google dhe e ke lejuar personalizimin e reklamave, Google mund t'i lidhë të dhënat me llogarinë tënde; këtë e ndalon te myactivity.google.com ose me shtojcën Google Analytics Opt-out. Nuk i përdorim të dhënat për shëndetin tënd për reklama.

Të drejtat e tua

Mund të kërkosh të shohësh, të korrigjosh ose të fshish të dhënat e tua duke shkruar te info@fletacare.com. Përgjigjemi brenda një afati të arsyeshëm.

Përditësuar më 16 tetor 2026